Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA
Kosova sot ndeshet me Ishujt Faroe
14.10.2018 - 09:09
Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit Torshavn dhe fillon nga ora 18:00.
Për Ishujt Faroe me rëndësi është fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për Kosovën ka rëndësi fitorja për ta forcuar pozitën e liderit në krye të tabelës si dhe për të qenë një hap më afër kualifikimit.
Kosova është lider e Ligës D në grupin 3 të Ligës së Kombeve./RTK