Foto: Pal Lekaj/Facebook

Kosova së shpejti me Zyrë për marrëdhënie ekonomike në Athinë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se së shpejti do të hapet Zyra për marrëdhënie ekonomike dhe tregtare në Athinë të Greqisë.

Lekaj ka thënë se shefi i kësaj zyre, Fitim Gllareva, bashkë me stafin janë duke punuar për të hapur sa më shpejt një derë për kosovarët në Greqi.

“Zyra për marrëdhënie ekonomike dhe tregtare e Kosovës shumë shpejt do të hapet në Athinë të Greqisë. Shefi i saj, Fitim Gllareva dhe stafi i tij po punojnë drejt kompletimit të ambientit që do të jetë derë e hapur për kosovarët në shtetin helen. Si vizitori i parë i përfaqësueses tonë në Athinë, ju dëshirova mbarësi dhe suksese!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.