Aksident i rëndë në Greqi me dy viktima, njëra prej tyre shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot me 01.04.2024 në Patridha të Verias në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy qytetare, njëra prej tyre shqiptare.

Siç raporton Top Channel, 20-vjeçarja shqiptare dhe 68-vjeçarja po prisnin në stacionin e autobusit, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi.

Të dyja i ka tërhequr zvarrë, ndërsa shqiptaren e ka hedhur 10 metra larg.

Dy qytetaret, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar me inicialet E. D., nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit.

Sipas Policisë, ato janë dërguar në spitalin e Verias, ku edhe kanë ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar./TopChannel/.