Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës

Kosova mposhtet nga Maqedonia

Ka përfunduar ndeshja dramatike basketbollistike mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Kosova nuk është treguar edhe shumë e suksesshme gjatë kësaj ndeshjeje, meqë ka qenë duke ndjekur rezultatin në të dy çerekët e parë.

Mbrojtja e ekipit tonë ka çaluar dhe maqedonasit e kanë  shfrytëzuar mjaft mirë këtë gjë.

Në çerekun e tretë, Kosova ka fituar me rezultatin 20-14, por në fund nuk arriti të marrë fitoren e shumëkërkuar.

Në çerekun e fundit, Maqedonia triumfoi me rezultatin 24-28, për të kompletuar rezultati final të këtij takimi (73-76).

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021. /21Media