Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe homologia e tij shqiptare, Lindita Nikolla - Foto: Facebook/ShyqiriBytyqi

Kosova e Shqipëria diskutojnë për mobilitetin e profesorëve

Sot në Prizren mbahet takimi në mes të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë, kurse ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla do të mbajnë konferencë.

Gjithashtu është paraparë të mbahet takimi në mes instituteve të Albanologjisë dhe Historisë të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe takimi në mes të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ndër temat kryesore të takimit do të jetë mobiliteti i profesorëve për programe të rëndësishme, por që janë në rrezik të mbyllen në mungesë kuadrosh.

“Temë tjetër e rëndësishme e takimit të 10 qershorit do të jetë bashkëpunimi më i ngushtë mes instituteve të historisë, me qëllim të harmonizimit dhe funksionalizimit të të dy instituteve dhe krijimi i një trupe të përbashkët për njohjen e profesioneve të rregulluara mes dy vendeve. Gjithashtu, në ketë takim diskutuam edhe për organizimin e një kampusi veror tradicional për studentët e të gjitha viseve shqiptare”, bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë./21Media