Konjufca dhe homologia e tij nga Shqipëria bëjnë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikoll sot, në Ditën e Flamurit dhe në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, bënë homazhe dhe vendosën lule te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Tiranë.

Në kuadër të shënimit të jubileut të pavarësisë së Shqipërisë, dje u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. ​

Sot në Kosovë me aktivitete të shumta pritet të festohet 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.