Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Kosnett: Siguria e një vendi varet nga marrëdhëniet e mira me fqinjët

Pak minuta para se pritet që të fillojë seanca për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett ka thënë se siguria e një vendi varet nga marrëdhëniet paqësore me fqinjët.

“Derisa Kuvendi vepron sot, le të kujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij në “Twitter”.

Seanca e Kuvendit për themelimin e ushtrisë pritet të fillojë në ora 10:00, derisa konsensusi politik në lidhje për këtë çështje është arritur, përjashtuar atë të Listës Serbe.

KDI gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje deputetëve të kësaj partie që të jenë prezentë në këtë seancë, por nuk dihet nëse do të jenë aty.