Mehaj në Bangladesh: Ofruam ndihmën tonë të trajnojmë ushtrinë në disa fusha

Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Bangladesh ndërsa gjatë ditës së sotme është takuar me Tarique Ahmed Siddique këshilltar për siguri i Kryeministres së Bangladeshit.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Mehaj ka thënë se në këtë takim ishte i shoqëruar nga Gjeneral, Gëzim Hazrolli, ambasador në Bangladesh, Güner Ureya, toger, Arelena Shala dhe sekretar, Afrim Berisha.

“Diskutuam për bashkëpunimin mes vendeve tona me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes. Së bashku me z. Tarique u dakorduam që të fillojmë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit”- thuhet në njoftimin e Mehajt.

Mehaj gjithashtu ka thënë edhe se kanë ofruar ndihmën e Kosovës që të trajnojnë ushtrinë e Bangladeshit në fushën e deminimit, kërkim – shpëtimit, largimin e materieve të rrezikshme.

“Theksuam raportet tona të pandashme me SHBA, dhe rëndësinë tonë jetike për të qenë në aleancë të përhershme me SHBA dhe NATO”- thuhet tutje në njoftimin e Mehajt.