Kontroll në Gjakovë për Barna pa Banderola

Një qytetar raportoi në KALLXO.com për kontrollin e një barnatoreje nga Dogana e Kosovës për barna pa afat dhe pa banderola.

Kjo ka ndodhur sot në Rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Sipas fotografisë të cilën e ka dërguar ky qytetar, një veturë e Doganës shihet e ndaluar në afërsi të një barnatoreje.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci tha për KALLXO.com se është e vërtetë që dogana është në një operacion për kontrollin e barnatoreve.

“Po bëhet kontroll për hapa pa banderola të cilat dyshohen se po hyjnë në të zezën,” tha Stavileci.

Ai tha që dogana pritet t’i bëjë edhe disa kontrolle të tjera për verifikimin e këtyre barnave.