Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 2 mijë copë mjaltë, stimulues seksual

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e mbi 2 mijë copë mjaltë, stimulues seksual. Vlera totale e mallit kap shifrën e 40 mijë eurove.

Sipas njoftimit, kontrabanda u parandalua në rajonin e Vitisë, në disa rrugë malore.

“Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme.

Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro” – thuhet në njoftim.

Ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Doganës së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme” – thuhet në njoftim.