Gjilan, konfiskohen cigare të ndryshme, dyshohet për tregti të paligjshme dhe shmangie nga tatimi

Policia e Kosovës njofton se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike së bashku me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës kanë kontrolluar dhe konfiskuar sasi të llojeve të ndryshme të cigareve dhe duhanit në një lokal dhe në një shtëpi në Gjilan, pas dyshimeve për tregti të paligjshme dhe shmangie nga tatimi.

Sipas komunikatës, autoritetet policore, doganore dhe të ATK-së, sot kanë ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës së Gjilanit për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak  të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale – tregti e ndaluar.

Gjatë operacionit të bastisjes në shtëpinë dhe lokalin e lartcekur, Policia njofton se janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore disa prova që përfshijnë lloje të ndryshme të cigareve.

“Filtër për cigare ,,Grand “  8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare, fleta për mbështjelljen e cigareve 110  komplete, duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g, cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare, cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare, cigare NINE  29 pakoX 20 cigare etj”- njofton Policia.

Lidhur me rastin, Policia tregon se janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për tregti e ndaluar dhe shmangie nga tatimi”, përderisa te gjitha veprimet e tjera janë ndërmarrë në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.