Konjufca: Qeveria e Presidenti Po Nguten Për Themelimin e ‘Zajednicës’

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca tha se Qeveria e Presidenti po nguten për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe se Qeveria e Haradinajt është formuar vetëm për tri prioritete: demarkacionin, asociacionin dhe menaxhimin e Speciales.

“Sa ishte AAK me Vetëvendosjen nuk kaloi as Demarkacioni e as Zajedica. Kur u bënë me (Hashim Thaçin), kaloi demarkacioni dhe u hap rruga për Zajednicë. Qeveria e Presidenti po nguten për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Konjufca.

Ai shtoi se këto dy institucione duhet ta dinë se çfarëdo etniteti politik serb që krijohet në Kosovë dhe që ka karakter mbi komunal e ndanë Kosovën dhe shtoi se përgjegjësia do të duhej t’u faturohej Presidentit e Kryeministrit.

Konjufca tha se Qeveria e Haradinajt është formuar vetëm për tri prioritete.

“Me kalu demarkacionin, me themelu zajednicën dhe me menaxhu Specialen. Kjo qeveri s’ka lidhje as me zhvillim ekonomik, as me arsim e as shëndetësi”, tha ai.