Konjufca Kërkon Lirimin e Deputetëve

Në seancën e sotme të Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca kërkoi të shtyhet deri në lirimin e shtatë deputetëve të Vetëvendosjes votimi i rekomandimeve për vdekjen e Astrit Deharit.

Me shtyrjen e votimit të rekomandimeve u pajtuan edhe përfaqësues të grupeve tjera parlamentare.

Konjufca gjithashtu kërkoi lirimin e deputetëve që u arrestuan të mërkurën nën dyshimin për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Deputetët e Vetëvendosjes hodhën të mërkurën katër herë gaz lotsjellës në përpjekje për ta penguar ratifikimin e marrëveshje së demarkacionit.

Në seancën e sotme të pranishëm janë 78 deputetë.