Ilustrim

Konfiskohet Kokainë e Marihuanë në Tri Lokacione Hoteliere

Policia gjatë një plani operativ ka bastisur tre lokale hoteliere të cilat punonin gjatë natës.

Në orët e hershme të mëngjesit të kaluar, policia ka zbatuar një plan operativ i cili kishte për qëllim parandalimin e veprave penale dhe sekuestrimin e gjësendeve të kundërligjshme.

Në një kontroll në tri lokacione të ndryshme në tri hoteliere që punonin gjatë orëve të natës, policia ka legjitimuar të gjithë personat e pranishëm dhe ka konfiskuar një pistoletë, 16 gramë kokainë dhe në dy raste të ndryshme sasi të tjera të vogla të marihuanës.

Për të gjitha këto gjetje është informuar prokurori i shtetit.