Hetuesit thyejnë dyer gjatë aksionit te 'Tre rrokaqiejt' - FOTO

Aksioni i nisur rreth një orë më parë në ndërtesën te “Tre rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut, bastisja ka përfunduar.

Ekipa e njësive të reagimit të shpejtë, hetues, forenzika, policë të rendit e nën monitorimin edhe të EULEX-it, po vazhdojnë edhe në lokacione të tjera.

Aksioni lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të datës 24 shtator 2023.

Në ndërtesën te “Tre rrokaqiejt” KALLXO.com ka dëgjuar gjatë kohës sa ishte aty se dera është hapur me forcë për shkak se brenda nuk përgjigjej askush.

Ky lokacion u kontrollua në detaje dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

Se çka u gjet brenda banesës nuk dihet pasi ekipet e hetuesve menjëherë pas përfundimit u nisën në tjetër lokacion.

FOTO KALLXO – Derë e hapur me forcë
FOTO KALLXO – Derë e hapur me forcë

 

Aksionet që po zhvillohen sot janë vazhdimësi e atyre të kaluara që ndërlidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Policia e Kosovës zakonisht në raste të këtyre aksioneve në përfundim edhe po njofton për gjetjet dhe vazhdimin e aksionit.

Vetëm pak pas orës 9 ekipe të shumta të Policisë së Kosovës dhe të hetuesëve të ndryshëm janë nisur drejt veriut për të kryer edhe disa bastisje të tjera në lidhje me sulmin terrorist që u krye në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Ekipi i KALLXO.com gjendet në vendin e ngjarjes dhe ka parë që përveç ekipeve të policisë janë edhe EULEX-i.

Ky aksion i mëngjesit të sotëm në Mitrovicë të Veriut, saktësisht tek tre rrokaqiejtë lidhet me sulmin në Banjskë.

Bastisje të reja në Mitrovicën e Veriut, vazhdojnë hetimet për sulmin terrorist në Banjskë