Narkotikët në makinë | Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohen 30 Kilogramë Narkotikë në Prizren

Drejtoria  për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë- Njësia në Prizren ka arrestuar një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Policia njofton se i dyshuari E.R. është ndaluar derisa po voziste automjetin e tipit “Citroen” në të cilin pas kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një masë e substancave narkotike.

Më pas 24 vjeçarit të ndaluar, me urdhër të gjykatës i është bastisur shtëpia ku janë konfiskuar  rreth 30 kilogramë narkotikë , një pushkë gjahu, 31 fishekë dhe dy telefona mobilë.

Ndalesa e makinës ku u gjetën narkotikët, sipas Policisë së Kosovës është bërë edhe me ndihmën e Njësisë së Autostradës.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për konfiskim narkotikësh. Disa nga Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.