Foto: Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ndan dru për ngrohje për 461 familje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar për ndarjen e druve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, familjet skamnore si dhe për tri institucione që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar.

“Këtë javë kemi filluar me shpërndarjen e druve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, familjet skamnore si dhe për tri institucione që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar”, ka thënë Haskuka.

“Ky projekt nuk ka qenë i planifikuar në buxhetin e sivjetëm nga viti i kaluar dhe për këtë arsye edhe është vonuar realizimi i tij. Por falë disa ndryshimeve të bëra në buxhet, arritëm që ta realizojmë këtë projekt, duke e rritur madje sasinë e përgjithshme të shpërndarjes së druve për më shumë se 20 në krahasim me vitin e kaluar”, ka shtuar ai.

Gjithashtu edhe drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi përmes një publikimi ka treguar se sa familje kanë përfituar nga kjo.

Foto: Komuna e Prizrenit

“Në inspektim të shpërndarjes së druve për ngrohje për 211 familje të Dëshmorëve,150 invalidëve të UÇK-së, 100 familjeve skamnore dhe 3 OJQ-ve.

“I njoftojmë familjet se shpërndarja vazhdon pa ndërprerë edhe gjatë javës tjetër dhe mos të shqetësohen për ditë të caktuara, do të vazhdojë shpërndarja deri sa të furnizohen të gjitha familjet përfituese”, ka shkruar Kabashi.