Komuna e Gjakovës njofton se cilat biznese nuk do të punojnë për festën e 1 majit

 

Drejtoria për Punë Inspektuese në komunën e Gjakovës ka njoftuar se të gjitha subjektet afariste, pronarët dhe personat përgjegjës, nuk duhet të punojnë me rastin e festës së 1 majit, bazuar në Rregulloren për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe OJQ-ve.

Sipas njoftimit, përjashtim nga kjo bëjnë veprimtaritë ekonomike të parapara me rregulloren në fuqi, të cilat janë veprimtaritë hoteliere, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, veprimtaritë shëndetësore, pikat e shitjes së karburantit dhe subjektet afariste me veprimtari të veçanta për të cilat merret pëlqimi paraprak nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.

“Drejtoria për Punë Inspektuese kërkon që të respektohen dispozitat e rregullores në fuqi, në të kundërtën i paralajmëron të gjithë pronarët dhe personat përgjegjës se në rast se Inspektorët konstatojnë se ushtrohet veprimtaria ekonomike, do të gjobiten si dhe do të iu ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë që është në kundërshtim me nenin 14 të Rregullores”, thuhet në njoftim.