Kontrata për TC 'Kosova e Re'

Këto Janë Kontratat për Termocentralin ‘Kosova e Re’

Publikimi i kontratave të mëdha ka qenë testi në të cilin qeveritë e deritanishme të Kosovës kanë rënë vazhdimisht.

Asnjëra nga kontratat qindra milionëshe të autostradave të Kosovës nuk janë publikuar deri më tani.

Ndërsa sot, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i publikoi kontratat komerciale të arritura me kompaninë amerikane ‘Countour Global’ për termocentralin Kosova e Re.

Lluka ka thënë se kontrata do të jetë e publikuar vazhdimisht në ueb-faqen e ministrisë.

Këtu mund t’i shkarkoni dhe lexoni të gjitha kontratat e nënshkruara, të cilat janë në gjuhën angleze.