Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë - Foto: Rtv21

Këta Janë Fituesit në 29 Prej 35 Komunave në Balotazh

Sipas rezultateve preliminare të KSHZ-së janë numëruar votat në 29 komuna nga gjithsej 35 ku u votua.

Kandidatët e LSDM-së, sipas KSHZ-së fituan në 15 komuna, edhe atë në komunën e Mogellës, Rodomanit, Gradsko, Jegunovcë, Makedonski Brod, Makedonski Kamenicë, Novaci, Çashkë, Shuto Orizarë, Vinicë, Karbinci, Gazi Babë, Nagoriçan i Vjetër, Kisella Vodë dhe Çeshinovë-Oblleshevë.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së, kanë fituar në komunën e Zërnovcit, Kavadarit.

Aleanca për Shqiptarët në Bogovinë, Vrapçishtë dhe Gostivar ndërsa PDSH në Studeniçan.

BDI ka fituar në Saraj, Dibër, Likovë, Tearcë, Dollnen dhe Çair.

Kanë mbetur edhe 6 komuna në të cilat procesi i numërimit të votave nuk ka munguar, edhe atë në Butel, Zhelinë, Probishtip, Strugë, Tetovë dhe Shtip, shkruan TV21.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni u mbajtë sot në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote patën 833.710 qytetarë./21Media