
Pamje nga votimet në Maqedoni. Foto-Arkiva: MIA
Në Çair Sot po Zhvillohet Rundi i Tretë Zgjedhor
12.11.2017 - 08:20
Komisioni Shtetëror Zgjedhor votoi unanimisht pro rivotimit në Çair të Maqedonisë, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.
Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona.
Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Çairit, fitues i zgjedhjeve ishte Visar Ganiu nga BDI-ja i cili arriti të grumbullojë gjithsej 13.916 vota kundrejt Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja Besa, i cili arriti të grumbullojë 13.707 vota./21Media