Pamje nga votimet në Maqedoni. Foto-Arkiva: MIA

BDI Udhëheq edhe me Dibrën dhe Likovën

Në katër vitet e ardhshme qyteti i Dibrës do të udhëhiqet nga kandidati i BDI-së Ruzhdi Lata, i cili arriti të sigurojë 4430 vota, duke lënë prapa rivalin e tij Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët, i cili siguroi 3918 vota.

Komuna e Likovës do të udhëhiqet nga Erkan Arifi (BDI) i cili ka arritur të marrë 6644 vota, ndërsa Shaban Zendeli i BESËS ka siguruar 4562 vota.

Në Dibër kanë votuar gjithësej 8513 votues ose 46,25%, kurse në Likovë gjithësej kanë votuar 11344 votues ose 45,25 % e votuesve. /21Media