Azem Sadiku - Foto: Rtv21
Azem Sadiku Fiton në Studeniçan
29.10.2017 - 22:33
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Komunën e Studeniçanit.
Nga gjithsej 7976 vota, 4161 i ka siguruar kandidati i PDSH-së Azem Sadiki duke lënë prapa rivalin e tij Rexhep Mehmedin (BESA) me 3737 vota.
Dalja e votuesve në Komunën e Studeniçanit ka qenë 51,94 për qind.
Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni u mbajt sot në 35 komuna. /21Media