Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët, Strugë. Foto: Atdhe Mulla

Sela: Në Mbrëmje do të Festojmë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Komunës së Strugës, Ziadin Sela, tha sot pas votimit për rundin e dytë se pret që në mbrëmje do ta festojë fitoren.

Ai mes tjerash u bëri thirrje organeve të rendit që të kontrollojnë procesin zgjedhor.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni u mbajt sot në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote patën 833.710 qytetarë.

Zyrtarisht në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha kutitë e votimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017. /21Media