Këngëtarë dhe Futbollistë më të Kërkuarit në Google në Ballkan

Është ajo kohë e vitit përsëri, kur Google publikon listat e saj të përdorura më shpesh në vitin 2015.

Njerëzit në Ballkan, si në shumicën e vendeve rreth globit, janë më kuriozë rreth këngëtarëve pop dhe futbollistëve, sipas një artikulli të publikuar nga revista javore “Times”.

Pop këngëtarja popullore serbe Svetlana Raznatoviç, e njohur si Ceca, ishte personi më i kërkuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe, natyrisht, në vendin e saj Serbi

Një këngëtare pop folk, Severina Vuckovic, e njohur vetëm si Severina për fansat e saj të shumtë në të gjithë ish-Jugosllavinë, mori më shumë vëmendje nga kërkuesit në web në Kroaci, vendin e saj të lindjes.

Në Rumani, një tjetër këngëtar, Florin Stoian, fitoi nderin e të qenit njeriu më i kërkuar, në Rumani. Stoian, i njohur më mirë si Florin Salam, që do të thotë “sallam rozë”, është i dashur nga tifozët e muzikës turbo-folk, apo Manele, në Rumani.

I njëjti lloj i muzikës, i njohur në gjuhën bullgare si “Chalga”, ndihmoi Azis të bëhet personi më shpesh i klikuar në Bullgari.

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo mori vendin e parë në Shqipëri dhe Kosovë.

Google  tregon se personat më të kërkuar në botë ishin yjet televizive si Kim Kardashian dhe lojtar argjentinas i futbollit Lionel Messi.