Aksident i mëhershëm komunikacioni - Foto: Arkiva/KALLXO

Katër të Lënduar në Aksident Afër Klinës

Katër persona janë lënduar në një aksident zhinxhir të komunikacionit që ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë- Pejë, në afërsi të fshatit Rixhevë të Klinës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, tha për KALLXO.com se të lënduarit janë duke u bartur drejt QKUK-së në Prishtinë, ndërsa për momentin nuk ka qenë në gjendje të flasë për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në aksident, sipas Ibrajt, kanë qenë të përfshira tri vetura.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë për KALLXO.com se përveç policisë, në vendin e aksidentit kanë dalë edhe zjarrfikësit për të ndihmuar në përballjen e situatës.

aksidenti kline2 aksidenti kline3 aksidenti kline4