Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Kapet në Shqipëri i Kërkuari nga Italia

Në Kavajë është arrestuar personi me inicialet T. V., 56 vjeç, i cili po kërkohet nga Italia.

Në Itali i arrestuari është shpallur në kërkim dhe i është caktuar masa arrest me burg, ndërsa ai po dyshohet për veprat penale: pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim i lëndëve narkotike dhe trafikim i armëve të zjarrit.

“Veprimet e mëtejshme po kryhen nga specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksione tjera kundër personave të përfshirë në trafikim narkotikësh.