Duhan i kontrabanduar - Foto: Dogana e Kosovës (Arkiv)

Kapet duhan i kontrabanduar në Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se kanë konfiskuar 420 pako me duhan të kontrabanduar.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë dje rreth orës 17:00.

“Raportohet se dy persona të dyshuar, derisa po zbarkonin nga një autobus disa qese si të dyshuara, ndalohen për verifikim dhe kontrollim nga Policia. Në këtë rast të dyshuarit në këto qese kanë pasur 420 paketa duhan (refuz) i kontrabanduar”, thuhet në raportin policor.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe inspektorët komunalë.