Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kapen të Dyshuarit për Një Vjedhje, Tregojnë Edhe për 20 të Tjera

Policia e Prizrenit ka njoftuar se hetuesit e stacionit “Veriu” dhe ata rajonalë kanë arritur të identifikojnë e më pas t’i arrestojnë të dyshuarit për vjedhjen më 18 dhjetor rreth orës 03:00 të mëngjesit në dyqanin “Mali” në Lubizhdë.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre.

Gjatë intervistave, pas ballafaqimit me prova, të njëjtit kanë treguar edhe për rreth njëzetë vjedhje tjera të cilat i kanë kryer.

Policia e Prizrenit tregon se hetuesit po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të dyshuara ndërkaq prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalen nën masën e arrestit policor.