Foto: Ilustrim

Arrestohet për vjedhje një shtetas palestinez

Në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është arrestuar një shtetas palestinez pas raportimit nga qytetarët se i njëjti shfaq agresivitet.

Në raportin policor thuhet se, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur gjësende të vjedhura të cilat në konsultim me prokurorin u janë kthyer palëve.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.