Foto: Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mbrëmshme në një shtëpi private

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në një shtëpi private në Mitrovicë të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.

“Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Mitrovicë, në një shtëpi private,  ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera”, thuhet në komunikatë.

Tutje Policia sqaron se janë sekuestruar disa gjëra të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

“Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet  e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore  do t’ i kthehen pronarit”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23-vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.