Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, arrestohet 23-vjeçari për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arrestuar 23-vjeçarin E.B, i cili po kërkohej për veprën penale “Vjedhje”.

Në njoftimin e policisë thuhet se 23-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ai ishte i dënuar me burgim prej 3 mujash.

Policia ka njoftuar se ndaj tij në gjykatë janë duke u zhvilluar edhe procedura të tjera, për shkak të 5 veprave tjera penale (3 raste “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe dy raste “Vjedhje”).

Ndërsa, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.