Kapet i dyshuari për vjedhje, malli i kthehet pronarëve

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në 3 lokacione të ndryshme.

Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur të dielën në mëngjes, rreth orës 3:50 në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit.

Tutje policia sqaron se sendet e vjedhura të cilat janë gjetur te i dyshuari, u janë kthyer ankueseve-pronarëve.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.