Rruget e bllokuara me kolona te gjata te automjeteve ne hyrjet e Prishtines, 31 janar 2018

Kaos në Hyrjet e Prishtinës

Ekipet e KALLXO.com raportojnë se në të gjitha rrugët ku është ndaluar futja e veturave brenda qytetit është krijuar tollovi në komunikacion.

Siç shihet edhe në foto e dërguara nga terreni kolonat në rrugët që qojnë në drejtim të qytetet janë të gjata.

Ndryshe, Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e Komunës së Prishtinës që në orën 06:oo të mëngjesit të sotëm janë duke zbatuar vendimin e për ndalimin e automjeteve në qendër të Prishtinës.

Në Rrugën “Bill Klinton” ekipi i KALLXO.com raporton se asnjë automjet nuk po lejohet të futet në qytet, ashtu siç është paraparë në  vendimin të djeshëm të Komunës së Prishtinës.

Nga sot në orën 06:00 të mëngjesit janë ndaluar qarkullimi i automjeteve në zonën qendër deri në ora 22:00.

Ndërkohë sot qytetarët e Prishtinës do të mbajnë një protestë para Teatrit Kombëtar në ora 12:00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.