Ilustrim

IKSHPK: Qëndroni në shtëpi, ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalur me disa rekomandime për qytetarët për shkak të ajrit të ndotur në Prishtinë.

Sipas IKShPK-së, ajri në Prishtinë rezulton jo i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike andaj kërkohet nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike” – kanë shkruar nga IKShPK, në faqen zyrtare në Facebook.

IKSHPK ka rekomanduar që të rekomandohen daljet në vendet me ajër të ndotur në mëngjes dhe në mbrëmje.

Po ashtu, në listën e rekomandimeve thuhet që të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat.

Ndër rekomandimet e tjera është që të reduktohet pirja e duhanit jashtë, në vendet ku ka qarkullim të njerëzve.

Rekomandimet e tjera të IKSHP-së i gjeni më poshtë, në listën me rekomandimet shëndetësore për qytetarët.

Rekomandimet e IKSHPK-së