Besim Morina - Pulmolog - Foto: Kallxo.com

Morina: Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda që të mbrohen nga ajri i ndotur

Pulmologu Besim Morina ka treguar në emisionin “Kallxo Përnime” se te shëndeti i qytetarëve ndikon shumë ndotja e ajrit.

Sipas Morinës, në kryeqytet ndikon shumë numri i lartë i makinave që qarkullojnë gjatë ditës.

“Është një prej arsyeve kryesore të dëmtimit të shëndetit respirator e që fatkeqësisht ne merremi shumë pak me këtë çështje. Kam pasur pacientë nga diaspora shumë, të cilët në momentin që kanë ardhur në Kosovë kanë kërkuar ndihmë për shkak të ajrit të ndotur. Kjo tregon që ajri në Prishtinë është shumë i ndotur e që ndikon shumë. Po flasim për Prishtinën që ka ndotje shumë të lartë nga numri i lartë i makinave e që këshilla që unë mundem me ia dhanë është që të qëndrojnë brenda pasi nuk ka ndonjë plan konkret nga institucionet”, ka thënë Morina.

Ndër të tjera, Morina ka thënë se ajo që u rekomandohet pacientëve është të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë për shkak të ajrit të ndotur.