Kamioni aksidentohet me BMW

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Pejë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com në të cilat shihen një veturë e tipit BMW dhe një kamion të cilët janë përfshirë në këtë aksident.

Në fotografi po ashtu shihet vetura e Policisë së Kosovës e cila ka dal në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.