Ilustrim

Kaçanik, rrahje masive mes grupeve

Një rrahje mes dy grupeve në Kaçanik ka përfunduar me tre persona të lënduar dhe katër të arrestuar.

Në raportin e policisë thuhet se dje në mesnatë pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri tek rrahja në mes dy grupeve.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku dy janë dërguar në QKUK, ndërsa njëri ka mbetur në emergjencën e Ferizajt.

Njësitet policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.