Ja Si u Arrestuan Studentët në Protestën e SKV-së

Shtatë studentë u arrestuan sot në protestën që Organizata Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë” organizoi në Universitetin e Mitrovicës.

Studentët protestuan kundër emërimit të zonjës së parë Lumnije Thaçi prodekane në këtë institucion arsimor.

Policia ndërhyri teksa studentët po shkruanin parullat “Lume-t na për PISA” dhe “Familja-Prona-Shteti-Lumnije Thaçi”.

Në xhirimet e KALLXO.com shihet arrestimi i studentëve.

KALLXO.com shkroi për emërimin e Lumnije Thaçit, gruas së Presidentit Hashim Thaçi, prodekane në Universitetin “Isa Boletini”.

http://kallxo.com/lumnije-thaci-emerohet-prodekane-ne-universitetin-e-mitrovices/