Ja pse merr 10 mijë euro në muaj shoferi i i Bekim Jasharit nga Aeroporti

Kompania që kishte  pronar Murat Mecinin, që është shofer i Bekim Jasharit, ka kontratë konsulence me Aeroportin e Prishtinës.

Bekim Jashari kishte qenë udhëheqës i bordit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, drejtori i Aeroportit, Haldun Kokturk tha se në fakt ata paguajnë shërbime për konsulencë kompaninë me pronësi të Mecinit.

“Kompania po na ofron shërbime, jo shoferi. Ai ofron konsulencë dhe e dini që ne kemi punëtorë sezonalë për pastrim dhe siguri nganjëherë. Ai po koordinon dhe jep raporte. Jo vetëm ai…”.

Ai tha që këto shërbime kjo kompani i kryen tash e tre vite ndërsa tha se nuk është i informuar që kjo kompani ka ndërruar pronarin dy muaj më parë.

Në këtë emision flet edhe ish- mbikëqyrësi i kontratës mes Qeverisë dhe LIMAK-ut, Lorik Fejzullahu.

Në këtë emision u transmetua pjesa e katërt  e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës.

Emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti ndërsa i treti punësimet familjare në ASHNA.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: