Betimi në Kuvend nga ish Qeveria Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Ja nga Kush i Mori Urimet e Para Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se menjëherë pas votimit të kabinetit të tij qeveritar në Kuvend ka marrë urime nga mijëra qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ka treguar se ndër të parët që e kanë uruar kanë qenë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti shqiptar Ilir Meta dhe senatori amerikan Eliot Engel!.

Në këtë postim Haradinaj thekson se Qeveria e tij do të punojë për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim dhe se do të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median.

Ndryshe, Ramush Haradinaj është zgjedhur dje kryeministër i Kosovës.

Qeveria e drejtuar prej tij mori 61 vota për dhe një abstenoi.

Në momentin e votimit, deputetët e Vetëvendosjes, të LDK-së dhe Alternativës e kanë lëshuar sallën.