Istog – Nje person vdes pasi humb kontrollin duke drejtuar traktorin
16.6.2019 - 14:11
Një person ka vdekur pasi që derisa ishte duke drejtuar traktorin e tij , ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:25 në Vojdull, përkatëshit në bjeshkë të Istogut.
“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin policor.