Viktima, Fildez Kasemi dhe i dyshuari për vrasje, ish-burri, Fadil Kasemi - Foto: Rtv21

Ish-Bashkëshorti Vret Gjykatësen

Një 39-vjeçare, gjykatëse e shkallës së parë në Shkodër, u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Fadil Kasemi 53 vjeç qëlloi mbi gruan e tij, Fildez Kasemi 39 vjeçe, teksa kjo e fundit sot po lëvizte me një automjet Mercedes Benz.

Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së kësaj të enjte, në zonën e ” Xhamllikut ” në kryeqytet ndërsa autori i krimit të rëndë është vënë në pranga menjëherë.

Policia ka sekustruar edhe armën e krimit ndërsa çifti rezulton i divorcuar dhe gjyqtarja rezulton me urdhër mbrojtjeje.

Në korrik të 2015, autori i krimit Fadil Kasemi do të arrestohej nga policia pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste Fildezen në sy të fëmijëve në zonën e Golemit.

Sherri mes çiftit kishte nisur pas divorcit ndërsa historia e tyre përfundoi tragjikisht ketë të enjte. /21Media