Ilustrim

Inspektori i ATK-së kërkoi 350 euro mito, arrestohet

Një inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës është arrestuar nga Policia nën dyshimet se ka kërkuar mito një biznesi në Prishtinë.

Sipas Policisë rastin e kishte paraqitur një grua, pronare e biznesit, të cilës inspektori i ATK-së dyshohet se ia ka kërkuar 350 euro me qëllim të zvogëlimit të borxhit ndaj ATK-së.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar -Inspektor Tatimor në ATK, pasi që i njëjti kishte kërkuar nga një pronare e biznesit – ankuesja grua/vajzë, K/Shqiptare 350€ para, me qëllim të zvogëlimit  të borxhit ndaj ATK-së”, ka njoftuar Policia, e cila ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.