Arrestimi i Marko Gjuriqit, mars 2018

Inspektorati po mbledh informacione në lidhje me arrestimin e Gjuriqit

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka nisur mbledhjen e informacioneve rreth shkeljeve të mundshme gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit.

“Edhe në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit.

Në komunikatë tregohet se një ankesë për këtë arrestim i ka shkuar Inspektoratit nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Milan Radojeviq.

“Lidhur me këtë operacion policor, IPK ka pranuar një ankesë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme z. Milan Radojeviq, lidhur me disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve policorë”, vijon komunikata.

Inspektorati tregon se varësisht nga gjetjet do të ndërmarrë edhe veprime tjera.

Marko Gjuriq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u arrestua më 26 mars në Mitrovicën Veriore pasi hyri pa leje në Kosovë.

http://kallxo.com/foto-gjuriq-deportohet-jashte-territorit-te-kosoves/

Ai më pas u soll në Prishtinë, pastaj u depërtua nëpërmjet Merdarit.