Qytetarë të mbledhur para Kuvendit pas thirrjes së VV-së - Foto: KALLXO.com

Hoxha: Kemi Penguar Marrëveshjet por Nuk i Kemi Ndalur

Qytetarëve dhe aktivistëve të mbledhur para ndërtesës së Kuvendit pas thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për të protestuar kundër mundësisë së “kontrabandimit” të Marrëveshjes së Demarkacionit u është drejtuar edhe kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Ylli Hoxha.

“I kemi penguar marrëveshjet por s’i kemi ndalur. Në Qeveri e Kuvend ka plot hajna, për të cilat flasin përgjimet. Këta njerëz nuk mund të bëjnë demarkacion. Këta s’kanë kredibiltet me mbajtë as një kotec të pulave”, tha Hoxha.

“Ju lus që të qëndroni këmbëngulës sot dhe ju lus që ditëve në vazhdim të mblidhemi prapë për të ndalur të keqen në këtë vend”, tha ai para turmës, e cila po zvogëlohet vazhdimisht.