Avdullah Hoti LDK

Hoti: Nuk isha i pranishëm gjatë përleshjes së LDK-së në Mitrovicë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm në përleshjen që ndodhi në kuvendin zgjedhor të një nëndegë në Mitrovicë.

“Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen qe po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege ne Mitrovice. Për te gjitha detajet, Kryesia e Degës se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me një deklarate publike”, ka shkruar Hoti në rrjetin social në ‘Facebook’.

KALLXO.com raportoi disa minuta më parë se në njërin prej kuvendeve zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë sot ka pasur përleshje fizike.

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, e ka konfirmuar për KALLXO.com se disa pjesëmarrës janë përleshur ndërmjet vete për shkak të disa pakënaqësive në kuvendin zgjedhor të kësaj partie.

Mirëpo, Kamberi kishte thënë së të pranishëm në këto kuvende zgjedhore kanë qenë anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

https://kallxo.com/perleshje-fizike-ne-degen-kryesore-te-ldk-se-ne-mitrovice/