Foto-ilustrim

Hisja nga buxheti: KQZ ndan milionat për partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë sot mjetet nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2019, në mbledhjen e parë të përbërjes së re të këtij institucioni.

Ndarja e mjeteve është bërë bazuar në fuqinë e subjekteve në Kuvend, sipas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2017.

Në këtë ndarje, shumë më të madhe e ka marrë koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe subjektet tjera, ndërsa pas saj vijnë Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR.

Gjithsejt 4.2 milionë euro janë ndarë nga KQZ për subjektet politike.

Ndarja e tij fondi është bërë si më poshtë:

Koalicioni PAN me 39 ulëse: ka marrë shumën prej 1 milion e 228 mijë e 500 euro për subjektet politike, ndërsa ka marrë 136 mijë e 500 euro për grupet parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje me 32 ulëse: ka marrë shumën prej 1 milion e 8 mijë euro për subjektin politik, ndërsa ka marrë 112 mijë euro për grupin parlamentar.

LDK-AKR me 29 ulëse: kanë marrë 913 mijë e 5000 euro për subjektet politike, ndërsa ka marrë 101 mijë e 500 euro për grupet parlamentare.

Lista Serbe me 9 ulëse: Ka marrë 283 mijë e 500 euro për subjektin politik, ndërsa ka marrë 31 mijë e 500 euro për grupin parlamentar.

KDTP-Kosova Demokratik Turk Partisi ka 2 ulëse: ka marrë 63 mijë euro për subjektin politik, ndërsa ka marrë 7 mijë euro për grup[in parlamentar.

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me një ulëse ka marrë shumën prej 31 mijë e 500 eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë 3 mijë e 500 euro.

Partia e Ashkalive për Integrim me një ulëse ka marrë shumën prej 31 mijë e 500 eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë 3 mijë e 500 euro.

Jedinstvena Goranska Partija me një ulëse ka marrë shumën prej 31 mijë e 500 eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë 3 mijë e 500 euro.

Partia Liberale Egjiptiane me një ulëse ka marrë shumën prej 31 mijë e 500 eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë 3 mijë e 500 euro.

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës me një ulëse ka marrë shumën prej 31 mijë e 500 eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë 3 mijë e 500 euro.

Samostalna Liberalna Stranka me një ulëse ka marrë shumën prej 31 mijë e 500 eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë 3 mijë e 500 euro.

Nova Deokratska Stranka me një ulëse ka marrë shumën prej 31 mijë e 500 eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë 3 mijë e 500 euro.

Koalicioni “VAKAT” me dy ulëse ka marrë shumën prej 63 mijë eurosh, ndërsa grupi parlamentar i kësaj partie ka marrë shumën prej 7 mijë eurosh.