Hidrocentralet e rishikimi i kufirit me Malin e Zi - rugovasit i shkojnë në zyre kryeministrit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, me të cilët ka diskutuar rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Rugovasit në këtë takim kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndërtimin e hidrocentralit.

Siç ka shkruar në Facebook, Haradinaj, në këtë takim është shprehur interes edhe për ta kuptuar se në cilën fazë ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishikimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.

“Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://kallxo.com/proteste-kunder-ndertimit-te-hidrocentraleve-ne-gryken-e-rugoves/