Foto-ilustrim

Hetohet Vdekja e një Qytetari në Doll të Gjakovës

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Doll të Gjakovës.

Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 10:20.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rastin Policia po e trajton si hetim i vdekjes.